Rama: Rezultati flet për ne, pavarësisht maskaradës
“Po ndjekim me qetësi këtë përpjekje të dëshpëruar, me njerëz që nuk pranojnë faktin se qytetarët i votojnë kundër. Ndryshe nga 2 vjet më parë që vodhën votat, kësaj here nuk ja dolën dhe nuk do t’ia dalin për të ndryshuar votat e qytetarëve. Porosia jonë ka qenë: të respektohet çdo votë, pavarësisht se për këtë ka shkuar. Sepse tek kjo votë është themeli i demokracisë”, tha Rama.
Ai shtoi më tej se qytetarët e Tiranës po ndjekin “me shqetësim këtë maskaradë për të bërë të pa mundur marrjen e Tiranës, gjë që nuk e kanë arritur dhe as nuk do ta arrij, dhe nga kutitë vota do të dalë e pa prekur. Iu lutem ta ndjekin këtë proces me qetësi dhe pavarësisht të gjitha këtyre zvarritjeve ne jemi nën kontroll të skuadër”.
Kreu socialist tha se PS-ja po ndjek nga afër të gjitha numërimet, jo vetëm brenda qendrave të kutive të votave, por edhe jashtë tyre si dhe në mbarë qytetin, teksa hodhi akuza edhe në drejtim të policisë, që sipas tij ngatërrojnë ngjyrën e uniformës së shtetit me atë të Partisë Demokratike. Duke pretenduar fitoren në Tiranë, Rama tha se diferenca e votave është më e madhe, se sa “ajo që pasqyron KQZ-ja e Saliut”. /S.Lleshi/Start/
2011-05-11 15:12