Rama Rikthimi i shkelqimit nis nga kalaja Shqiperia sekelldi nderkombetare
Nga Poliçani, lideri socialist Edi Rama akuzoi mazhorancën se e ka harruar Qarkun e Beratit duke e kthyer atë në një xhep fallco. Ndërsa Partinë Demokratike, Rama e krahasoi me një agjenci udhëtimesh që transporton militantë.
Distanca e shkurtër që ndante Ramën në Poliçan dhe Berishën në Çorovodë, vetëm shtoi akuzat e liderit socialist për gjendjen e rrugëve në qarkun e Beratit. Një ish demokrat i tregoi Ramës si ishin mbushur autobusët nga Policani për aktivitetin e Kryeministrit Berisha. Një moment për batutë që kreu i PS-së nuk e humbi. “Dëgjova se Saliu qenka në Çorovodë. Nuk e di se çfarë do i thotë popullit të Skraparit dhe nuk e di sesi mund të jetë ndjerë që nga kthesa e Beratit deri aty ku ka mbërritur nëse ka mbërritur në këtë rruge dhe nëpër këto rruge që janë mjaft, që jo socialistët dhe progresistet, por dhe demokratët e thjeshte të mos ja japin votën se nuk ka turp më të madh se gjithë ky qark është kthyer në një xhep fallco, që ngjajnë me rrugë pas lufte. Këto rrugë janë akuza me e rendë që vjen nga ky qark për këtë qeveri që pretendon se ka ndërtuar 10 mijë kilometra rrugë. 10 mijë janë shiritat, për inaugurime nga 7 deri në 8 herë të rrugëve dhe rrugicave për të manipuluar këtë popull për propagandë. PD është kthyer në agjenci udhëtimesh, që transporton militantë me autobus”, u shpreh Rama. Premtimin e Kryeministrit për të rikthyer rrogën e 13-të, Rama e pa si një frymëzim të Berishës nga programi i Rilindjes. “Çmendi dynjanë dhe i tha do i jap rrogën e 13-të. Dëgjoji ata që thamë ne me taksimin e ndershëm. Të gjithë ata që kanë një rroga nga 300 mijë leke deri 1.5 mln lekë të vjetra do përfitojnë 40 mijë lekë në muaj dhe në rrugë në vit. Nuk la llaf pa thënë për rrogën e 13-të tani tha do ja jap unë. Dëgjoi kur thamë se do japim certifikatën e tokës, doli pardje dhe tha më votoni mua se do e jap. Doli për taksën dhe tha unë do ju jap lekë në dorë. Ka më shqiptarë që besojnë se Saliu do japë leke në dorë”, nënvizoi kreu i PS. Rama premtoi se do të lidhë Qarkun e Beratit me pjesën tjetër të botës përmes ndërtimit të rrugëve. Mungesën e tyre, lideri socialist e tregoi si një nga arsyet kryesore të varfërisë së kësaj zone.
Rama: Rikthimi i shkëlqimit nis nga kalaja, Shqipëria sëkëlldi ndërkombetare
Mes mureve të lashta të Kalasë së Beratit, kryesocialisti Rama premtoi rikthimi i shkëlqimit në qytet do të nisë pikërisht nga ky objekt.
Nga maja e Kalasë së Beratit, Edi Rama publikoi edhe versionin final të programit të Rilindjes.
Beratasve u premtoi se rikthimi I shkëlqimit në qytetin e tyre, do të nisë pikërisht nga Kalaja.
“Pas 4 vjetesh do te kete filluar te shkëlqejë, jo si Venecia, do ta fillojme nga kjo kala këtu qe sot nuk ka një punonjës për mirëmbajtjen”, u shpreh Rama.
Ndërsa Kryeministrit që premton ndërkombëtarizimin e rakisë së Skraparit, Rama i tha se për shkak të tij Shqipëria është kthyer në sëkëlldi ndërkombëtare.
“Tha se do të ndërkombëtarizojë rakinë e Skraparit, atë nuk e prêt asnjë ndërkombëtare, Kkryeministrin e Shqipërisë. Është bërë Shqipëria sëkëlldi ndërkombëtare, ai thotë do ndërkombëtarizojmë rakinë e Skraparit”, ironizoi kreu i PS.
Rama u shpreh i habitur se si mund të ketë demokratë në qarkun e Beratit, për shkak të harresës që tha se i ka rezervuar e djathta.