E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Skrapar parashtron investimet ne mandatin e ardhshem

Potencialet në Skrapar dhe investimet që janë bërë dhe do të bëhen në mandatin e ardhshëm ishin në qendër të fjalës së Kryeministrit Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë. 

“Skrapari ka ndër potencialet e turizmit malor më të jashëtzakonshëm në Shqipëri. Zotohem se në katër anët e këtij rrethi po ecim drejt Përmetit, shumë shpejt do të ecim drejt Tomorit, dhe atë do ta bëjmë të njohur në Europë dhe botë për potencialin e tij turistik. Zotimi im është të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar këtë potencial në të gjitha anët e tij. Ndaj me infrastrukturën e ardhshme do keni lidhjen me Përmetin, Gramshin dhe në trajektoren e TAP rrugën me Korçën. Kam kënaqësinë t’u njoftoj se shumë shpejt merret vendimi për TAP dhe gjeografia juaj dhe gjendja juaj do të nrdyshojë në mënyrën më thelbësore”, vuri në dukje Berisha. Gjithashtu, Kryeministri u ndal dhe në të tjera potenciale të këtij rrethi, siç është kanioni, i cili është më i gjati dhe më të bukuri në Shqipëri rajon dhe më gjerë.  “Ndërtuam rrugën dhe jam i sigurt se rafting krahas resorteve të skive do e bëjnë Skraparin të njohur në Europë e botë. Po kështu Skrapari ka gurë dekorativ për ndërtim, ujërat që do të ndërtohen hidrocentrale, që do të punësohen qytetarët. Ka traditën e prodhimit të rakisë dhe do bëjmë gjithçka që ajo të njihet në Europë e botë”, deklaroi kreu i qeverisë. Nuk haroi të ndalej dhe në alternativën e kampit të majtës, ku risolli në kujtesë investimet në qeverisjen socialiste.  “Edhe rrugën Poliçan- Kuçovë ia dhanë Kocos. U detyruam ta bëjmë sërish dhe segmenti i mbetur do të ndërtohet me shpejtësinë më të madhe. Do t’i kërkoni një gjë Ilir Metës ta sjellë Edi Ramën dhe të kërkojë falje për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit dhe skraparllinjve, po s’e bëri këtë asnjë votë, votoni për veten tuaj. Sepse ju askush në botë nuk ka të drejtë t’u fyejë ju kolektivisht. Keni një histori me të cilën krenoheni e do krenoheni gjithmonë sepse ju në çdo rast që ka patur nevojë kjo tokë nuk keni kursyer asgjë për mbrojtjen e saj ndaj dhe ai zotëria që shëtit me autobusin e tij mavi të vijë këtu dhe të kërkojë të falur për sulmet që ka bërë për origjinën skraparlli ndaj aleatit të tij të sotëm. Për të tjerat nuk kam asnjë dyshim se jeni njerëz të mençur dhe ai që përpiqet t’u shesë shqiptarëve sapunin për  djathë është i falimentuar. I ka sheshet bosh qytetarët e kanë braktisur, fabrikon polle çdo ditë, vë lente kamerave për të zmadhuar sheshet. Presim me padurim 23 për të firmosur fitoren tonë”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›