Presidenti Nishani dekreton Artan Brocin anetar te Gjykates se Larte

Presidenti i republikës z.Bujar Nishani, dekretori emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit z.Artan Broci për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Dekret ky që pritet të votohet nga deputetet e Kuvendit në ditët në vazhdim.
Gjyqtari Artan Broci, nga vitit 1996 e deri në 2010-n ushtronte detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Nga muaji maj 2010 e në vazhdim, gjyqtari Broci kryen detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.
Ndërsa në dhjetor të 2012-s, në Konferencën Kombetare Gjyqësore gjyqtari Broci u zgjodh me vota të fshehta nga vet trupa gjyqësore, si anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.