E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Rritëm 2.5 herë Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe u 3-fishuan të ardhurat për frymë

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë nga 10 miliardë euro në vit është sot 25 miliardë euro.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë me ndjekësit në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy” duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me programin elektoral të PS-së për zgjedhjet e 11 majit.

“Kemi ne program e çfarë programi, se jemi të angazhuar me negociatat me BE, kemi objektivat dhe do t’i ndajmë edhe me ju për arsye të fushatës. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), pra gjithçka që prodhon Shqipëria nuk u rrit dy herë e gjysmë me muhabet e këngë, u rrit me punë ishte më pak se 10 miliardë euro totali i prodhimit të Shqipërisë në vit dhe është sot thuajse 25 miliardë euro”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “të ardhurat për frymë nuk u rritën 3 herë ishin më pak se 4 mijë, sot janë 10 mijë e kusur euro. Nuk u rritën me dajre e tepsi e timon, u rritën me punë me qeverisje”.

/k.s//a.f//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›