E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rritjet e pagave nga qeveria, si llotaria

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kritikuar sot qeverinë për një vendim të fundit të miratuar nga kabineti qeveritar ku rritje page përfitojnë ata që kanë kualifikim, grada apo tituj.

Në një reagim në rrjetin social, Twitter, kryesocialisti Rama theksoi se vendimi më i fundit për rritje page nga qeveria është një pabarazi dhe duke ironizuar e ka krahasuar me llotarinë.

“Cdo ditë vendime kundër interesit publik dhe të mirës së përbashkët! Pushtet i vjedhur për t'u bërë hyzmet interesave private të pushtetarëve. Llotari Kombëtare private! Si askund në Europë ku lekët i merr shteti për kulturën sportin cështjet sociale. Abuzim i hapur në dëm të shtetit. 20-30 mije leke me shume për shkenëetaret ministra,zv.ministra e drejtorë! Do fitojnë më shumë do paguajnë më pak taksa. Pabarazia në themel!”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›