E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes këngëtarja e famshme Whitney Houston

Këngëtarja e mirënjohur Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Beverly Hills, Los Angeles, California. Trupi i pajetë është gjetur nga truproja i saj në hotelin Hilton.

Ende nuk njihen shkaqet e vdekjes të këngëtares dhe aktores amerikane. Sipas raportit të policisë nuk janë gjetur shenja krimi në vendngjarje. Hetuesit thanë se iu përgjigjën dhomës pasi morrën një telefonatë urgjente. Ata thanë se u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Houston-in në jetë. Policia tha se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende. 

Whitney Houston prej kohësh vuante nga problemet e varësisë nga droga dhe alkooli.

Këngëtarja e njohur kishte një marrëdhënie martesore problematike me këngëtarin Bobby Brown, edhe ai vuante prej kohësh nga problemet lidhur me drogën.

Whitney Houston për të cilën ishte folur se gjendej në një situatë financiare shumë të vështirë dhe pranë falimentimit, kohët e fundit kishte bërë publike problemet e saj me drogën dhe alkoolin. Disa herë këngëtarja kishte nisur betejën me problemet e saj të varësisë duke provuar dhe rehabilitimin, por siç duket pa sukses.

Ditët e fundit këngëtarja është fotografuar teksa ka shkuar për një vizitë tek mjeku në Beverly Hills. Dhe një natë përpara ndarjes nga jeta është parë në gjendje shumë të keqe në një club nate në Beverly Hills.

Nderkohe ngushëllimet dhe reagimet nga njerëz të famshëm dhe dashamirës të saj kanë mbushur faqet sociale në Internet.
Houston shiti mbi 170 milionë albume dhe këngë, duke u bërë një nga atristët më të shitur të botës. Albumi që mban emrin e saj, i hedhur në treg në vitin 1985, u shit në 25 milionë kopje.
Talenti i saj e çoi atë nga muzika në kinematografi, me interpretimet e saj në filma si The Bodyguard dhe Waiting to Exhale.

(d.b/ar.si/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shuhet diva Whitney Houston FOTO: Vdes Whitney Houston, fotografitë e ditëve të fundit VIDEO: I Will Always Love You-klasikja që i dha famën Houston

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›