E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostradë, Land Roveri del nga rruga përfundon në kanal

DURRËS-Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e dytë të saj.
Një automjet fuoristrade tip Land Rover, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Policia bën të ditur se 3 personat që udhëtonin me këtë automjet kanë mbetur të plagosur rëndë.
3 të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ndërkaq sipas të dhënave paraprake të policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, që ka sjellë dhe daljen e automjetit jashtë rruge.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›