E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Zgjidhje politike ose zgjedhje

Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë nisur sot protestën e tyre për hetimin e zgjedhjeve dhe krizës ekonomike. Protesta ka nisur në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas ka vazhduar drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke u ndalur në sheshin përpara kryeministrisë.
Në fjalimin e tij kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi theksoi se kjo qeveri meriton vetëm ikje dhe se ky popull nuk meriton këtë qeverisje. Sipas tij kjo qeveri ka vetëm një zgjidhje ose ti japë fund krizës politike ose të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Ai shtoi gjithashtu se qeveria është fajtore për krizën politike dhe ekonomike të vendit dhe se po e rrënon ekonominë . Gjithahstu Ruçi theksoi se kjo protestë është provë e pashembullt e qytetarit kundër pushtetit.
"Qeveria ka dy alternativa ose të pranojë zgjidhjen e krizës politike ose të pranojë zgjedhjet e parakohshme theksoi Ruçi.
Në fjalën e tij kreu i PDK-së Nard Ndoka theksoi se sot qytetarët janë mbledhur për t'i thënë ndal modelit bolshevik të qeverisjes. Sipas tij maxhoranca do të organizojë nesër një festë kundër protestës së opozitës. "T'i themi ndal pushtetit të votave të vjedhura theksoi Ndoka duke shtuar se protesta e opozitës do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë.
Ndërsa kreu i i PDS-së Paskal Milo theksoi se sot qytetarët duhet të jenë më të vendosur se kurrw për realizimin e së drejtës kushtetuese për transparencën e zgjedhjeve.
"Asnjë nuk ka ndryshuar nga një vit më parë theksoi Milo duke shtuar se qeveria e verbër nuk e dëgjon popullin. Ai shtoi më tej se sot kërkohet një zgjidhje politike dhe vullnet të fortë për të hapur kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Kjo protestë nuk është vetëm për hapjen e kutive theksoi Milo por është sinjali i alarmit për demokracinë pralamentare. Ai gjithashtu i bëri thirrje Brukselit ta lexojë mirë protestën e opozitës dhe mos të merret më me deklarata burokrate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›