Rama: Nuk tërhiqemi nga rruga jonë, ndërkombëtarët dhe Topi të ndërhyjnë
Kreu i opozitës, gjatë një deklarate për shtyp, ka thënë se fitorja e tij në Tiranë u pa nga miliona njerëz live. Ai tha se KQZ po bën një krim të pallogaritshëm për demokracinë dhe popullin shqiptar.
Për këtë arsye, Rama pohoi se Partia Socialiste do të padisë katër anëtarët e PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,
Rama ka thënë se opozita nuk mund ta ulë kokën para diktaturës së vendosur nga Berisha dhe do të rezistojë deri në fund.
Kreu i PS-së u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në këtë moment dramatik për shqiptarët, në mënyrë që të shmanget ajo që po ndodh.
Ai i ka bërë apel edhe presidentit të Republikës, Bamir Topi, që të reagojë dhe të ushtrojë kompetencat e tij.