E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto takohet me Klinton ne Uashington

/ /

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto u takua dje ne Uashington me sekretaren e Shtetit Hilari Klinton. Ne fillim te takimit zyrtarja e larte amerikane u shpreh se ne kete takim u diskutua ne lidhje me shume ceshtje te cilat ndajne Shqiperia dhe SHBA si partnere dhe aleate ne NATO. Sipas saj Shqiperia eshte nje vend mik dhe aleat ne NATO i Shteteve te Bashkuara. Sipas njoftimit per shtyp te Ministrise se Jashtme Haxhinasto shprehu kenaqesine takim miqesor me Sekretaren amerikane te Shtetit. Ai theksoi se SHBA jane nje aleat strategjik i Shqiperise dhe nje partner me te cilin vendi yne ndan sfidat jo vetem ne kuader te NATO-s por gjithashtu edhe per nje axhende dypaleshe. Haxhinasto nenvizoi se SHBA ka qene gjithmone mbeshtetese per te gjitha gjerat e mira qe kane ndodhur ne Shqiperi per konsolidimin e demokracise ne vend si dhe per kontributin e cmuar ne rajon. Ai shprehu deshiren per nje avancim te metejshem te axhendes bilaterale mes dy vendeve tona duke forcuar lidhjet ekonomike dhe miqesine ekzistuese. Ne kete takim ne kuadrin e bashkepunimit dy palesh Sekretarja Klinton shprehu mbeshtetjen e SHBA-ve per projektet e rendesishme energjitike rajonale ku perfshihet Shqiperia. Klinton pranoi gjithashtu ftesen per te ardhur ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›