E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Sannino: U shkelën afatet për Reformën Zgjedhore

Njëkohësisht, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për shkeljen e afateve për përfundimin e reformës zgjedhore dhe domosdoshmërinë për adresimin e çështjeve substanciale, si korrupsioni, çrrënjosjen e kulturës së pa ndëshkueshmërisë, mosfunksionimin e gjyqësorit, problemet me median dhe respektimin e të drejtat e njeriut.

Nga ana e tij, Sannino vlerësoi rolin e Partisë Socialiste për kontributin e dhënë për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe rolin konstruktiv të opozitës.

Duke vënë në dukje rëndësinë e miratimit të Planit të Veprimit për 12 pikat dhe rolin e luajtur nga opozita në këtë proces, Sannino theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të tij në afatet e caktuara dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për të monitoruar këtë proces.

Në këtë takim, Sannino shoqërohej nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, zoti Ettore Sequi dhe Shefi i Zyrës për Shqipërinë në Komisionin Europian, Vassilis Maragos./Start/

                                                                                             2012-03-22 14:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›