Urimet nga politika për bektashinjtë

Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta vizituan sot në mesditë për të uruar Festën e Sulltan Nevruzit, Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ku u mikpritës nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
“Së pari dëshiroj të përshëndes këtë ditë të madhe! Është një ditë e madhe që ka dy simbolika sot: ka një simbolikë që lidhet me Festën e Sulltan Novruzit, e cila korrespondon me ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Dhe padyshim që urimi i parë shkon për besimtarët bektashinj, të cilët e gëzojnë këtë ditë si një ditë e veçantë, e cila ka të bëjë me simbolikën e ringjalljes. Pra kjo ringjallje, kjo ditë e bukur është një ditë shprese dhe besoj se tek çdo njeri ka momente rifreskimi, ringjallje që vjen jo thjesht me natyrën, por edhe me simbolikën e bukur të kësaj dite”, theksoi Topi.
Berisha
Në Kryegjyshatë ishte edhe kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Ishte një rast që këtë ditë të shenjtë, ditën e Sulltan Nevruzit t’ia urojmë nga zemra të gjithë bektashinjve shqiptarë, të gjithë besimtarëve shqiptarë. Në këtë ditë të bekuar ditë të shenjtë, Zoti u bëri dhuratë shqiptarëve fitoren e demokracisë. Është kjo ditë që hapi dyert e demokracisë për shqiptarët dhe mbarësia e mirësia nisi edhe për ta, siç e kane merituar”, tha Berisha.
Topalli
Mesazhe urimi përcolli sot edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila zhvilloi një vizitë në selinë e Kryegjyshatës. “Zoti e ka bërë që sot të jetë një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët. Dhe në këtë ditë të veçantë dhe kaq të bukur unë dua ti uroj të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit. Në fakt këtë urim dua t’ja bëj çdo shqiptari kudo që është i të gjitha besimeve. Shqiptarëve në Shqipëri, shqiptarëve në Kosovë, shqiptarëve në Maqedoni, kudo ato janë, në vende të tjera që punojnë dhe jetojnë. Mua më duket sikur Zoti e ka bërë kudo këtë ditë të bukur të pranverës, festën e Sulltan Nevruzit të koençidojë me festën e demokracisë së shqiptarëve”, theksoi ajo.
Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj, i cili i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. " “Shumë thjesht dua që t'i uroj të gjithë komunitetit bektashinj më të mirat dhe me këtë rast siç është zakoni t'i uroj gjithë bashkëqytetarëve tanë një ditë të bukur, që të jetë ogur i mirë për sot, pasi për të tjerat jam i sigurt që do jetë më mirë", tha kryetari i PS-së, Edi Rama.
PDIU
Besimtarët bektashinj i uroi edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Le të sjellë kjo festë gëzim, lumturi dhe dashuri për të gjithë besimtarët që e festojnë dhe për të gjithë kombin shqiptar. Paqja dhe mirësia, dy virtytet që simbolizojnë ditët e shenjta, janë ajo çka i nevojitet sot më shumë se kurrë kombit shqiptar dhe mbarë qytetarëve. Dita e Sulltan Novruzit simbolizon nisjen e një periudhe të re për besimtarët. Qoftë kjo periudhë fatlume për të gjithë shqiptarët! Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe për shumë vjet festën e Sulltan Novruzit”, thekson. /Start/
2012-03-22 15:10