Rama: S’do ta lë betejën përgjysëm
12/07/2009 Kreu socialist kritika të ashpra për binomin Meta-Berisha
Mesazhe të qarta presioni lëshohen për çdo ditë nga selia rozë në adresë të lidershipit të PD-së, përfaqësuesve të mazhorancës në KQZ, së fundmi dhe ndaj kreut të LSI-së. Kështu, dje ishte vetë kreu socialist, Edi Rama ai i cili përveç paralajmëritmit për mosnjohjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk kurseu gjuhën kritike dhe akuzuese ndaj binomit Berisha-Meta. “Pa u hapur ende retë e zeza të 28 qershorit mbi Fierin, Beratin, Shkodrën, Tiranën e gjetkë, Sali Berisha dhe Ilir Meta nxituan të bëjnë publike marrëdhënien e tyre për ta vënë popullin opozitar përballë faktit të kryer dhe për ta shkurajuar Partinë Socialiste në rrugën e kërkimit të mandatit të 9-të në Fier, të mandatit të 5-të në Berat, e me radhë deri në zbardhjen e plotë të këtij procesi pa standarde, nga ku po del një qeveri e cila quhet e integrimit evropian të Shqipërisë, por në fakt është e integrimit ekonomik të dy oborreve familjare e klanore, në dëm të lirisë e demokracisë së vendit tonë dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë” u shpreh Rama, gjatë fjalës së tij. Madje, duke vijuar po në këtë linjë, kreu socialist nënizoi se “Sali Berishën dhe Ilir Metën i bashkon politika e vjetër e dyfytyrësisë, e gënjeshtrës dhe mllefit, e interesave politike dhe ekonomike tërësisht personale e klanore dhe sot janë shëmbëlltyra vetëdemaskuese e një teatri që u luajt për të marrë votat e shqiptarëve, si kundërshtarë të betuar dhe për të krijuar pastaj me këto vota një aleancë të betuar kundër vullnetit dhe interesave të zgjedhësve shqiptarë, kundër ndryshimit të vërtet dhe kundër të vërtetës së 28 qershorit dhe kundër Partisë Socialiste”. Por e gjithë deklarata kishte si kryefjalë pikërisht këtë binon dhe kritikat mbi të. Me një fjalor tërësisht përbuzës ndaj Berishës dhe Metës, kreu Rama theksoi se “Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë sot dy fytyrat e së njëjtës gënjeshtër, e të njëjtit mllef, e të njëjtave interesa politike e ekonomike, tërësisht personale e klanore, që me shpifje të ulëta, diversione të neveritshme, përpjekje të dëshpëruara, po mundohen të vrasin me një gur dy zogj, të legjitimojnë zgjedhjet e grabitura dhe të demoralizojnë e nënshtrojnë Partinë Socialiste”. Madje, pikërisht për këtë arsye, Rama deklaroi prerë se nuk do të tërhiqet nga PS. “Duke përbuzur shpifjet e diversionet e të dyve bashkë dhe duke e i siguruar që të dy, edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sot Partia Socialiste është më e fortë se asnjëherë dhe se mua sulmet e tyre primitive vetëm më forcojnë bindjen në drejtësinë e një beteje që as kam ndërmend ta lë përgjysmë e as do ta fitojnë duke marrë peng qeverinë e Shqipërisë” nënvizoi Rama, sa i takon kësaj çështje. Ndërkohë, duke rinënvizuar me forcë në adresë të çiftit të ri të politikës së vjetër atë që Partia Socialiste ka theksuar vijimësisht gjatë këtyre ditëve, për të mos prekur mandatin e 9-të të socialistëve në Fier, në të kundërt Partia Socialiste nuk do të njohë zgjedhjet e 28 qershorit.
Kërcënimi
“Sulmet e tyre primitive vetëm më forcojnë bindjen në drejtësinë e një beteje që as kam ndërmend ta lë përgjysmë e as do ta fitojnë duke marrë peng qeverinë e Shqipërisë, unë rinënvizoj sot me forcë në adresë të çiftit të ri të politikës së vjetër: Mos prekni mandatin e 9-të të socialistëve në Fier, sepse do të përballeni, jo vetëm me mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe me reagimin e merituar të popullit të Fierit e të gjithë Shqipërisë. Ne nuk e lëshojmë mandatin e 9-të të Fierit me asnjë çmim dhe nuk tërhiqemi nga zbardhja deri në fund e krimit elektoral të 28 qershorit për asnjë arsye”, deklaroi Rama.
Mesazhi
“Ne nuk jemi Sali Berisha apo Ilir Meta, që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, forca e parë politike në vend, që sot kemi detyrë të pashmangshme, mbrojtjen me çdo kusht të lirisë e të demokracisë në vend, mbrojtjen me çdo çmim të interesave të vendit e të popullit të dhunuar në vullnetin e tij sovran, mbrojtjen me çdo mjet të së drejtës e të dinjitetit të çdo zgjedhësi që ka votuar në 28 qershor, për t’u ndarë nga e shkuara. Sepse vërtetë koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve”, u shpreh Rama, duke dhënë në këtë mënyrë një mesazh të qartë mbi qëndrimin e mëtejshëm të tij në krye të PS-së.
Socialistët shigjetojnë kreun e KQZ
Xhafaj: Ristani vegël qorre e Berishës
Përfaqësuesit socialistë shigjetuan ashpër kreun e Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani. Kështu, referuar zhvillimeve më të fundit në këtë institucion, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj u shpreh se “Ristani është peng i problemeve të tij në të kaluarën për hir të të cilave ai tashmë është tërësisht i varur politikisht nga kryeministri Berisha”. Madje, Xhafaj shkoi më tej duke kaluar në kërcënime për kreun e KZQ-së, nëse ai nuk do të respektojë ligjin. “Nuk është faji i Partisë Socialiste që në jetën e tij Arben Ristani ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe është duke e vjellë atë lugë çorbë. Nuk është faji i PS-së që Ristani ka shumë probleme për të cilat mbahet peng nga Sali Berisha dhe për të cilat është duke u keqpërdorur politikisht gjatë këtij procesi zgjedhor. Ndaj i kërkoj publikisht që të respektoj ligjin, të jetë shumë i kujdesshëm me marrëdhëniet me PS-në dhe përfaqësuesit e saj ligjor, një marrëdhënie e cila duhet të ndërtohet tërësisht në bazë të ligjit e institucionale. Nuk e konsiderojmë normale që të merremi me jetën e individëve të caktuar me biografinë e individëve të caktuar, me biografinë e individëve të caktuar por detyrohem që një gjë të tillë ta bëj me Arben Ristanin nëse do të vazhdojnë kështu”- theksoi Xhafaj, lidhur me këtë çështje. Sipas tij, ky është një komision ku ka diktuar haptazi shumica politike vendimmarrëse dhe arbitrariteti dhe paaftësia e administrimit të këtij procesi nga kjo shumicë dhe kryetari i saj, Arben Ristani.
Situata postzgjedhore
Takimi në PS/Rama “ankohet” te Glover
Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi dje një takim me ambasadoren e ODIHR në Tiranë, Audrey Glover. Takimi informal, i cili u zhvillua në selinë rozë, mësohet të jetë kërkuar nga lidershipi i PS-së, me qëllim bërja me dije e parregullsive të vërejtura nga kjo parti gjatë procesit zgjedhor mbi zgjedhjet elektorale të 28 qershorit. Për këtë arsye, mësohet se në qendër të takimit ka qenë pikërisht situata paszgjedhore. Kështu, bëhet me dije se gjatë bisedës është diskutuar dhe për ankimimin e PS-së në KQZ për procesin e rinumërimit të 9 kutive të Fierit. Ndërkohë që është bërë i njohur dhe për ambasadoren Glover fakti se Partia Socialiste ka kushtëzuar me këtë pikë njohjen e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Gjithashtu, ambasadorja veç animimit për Fierin është njohur dhe me parrëgullësitë e vëna re nga përfaqësuesit e PS-së në zona të ndryshme mbi ecurinë e procesit zgjedhor, përfshirë këtu si atë të votimit dhe të numërimit të votave. OSBE- ODIHR po mbledh prova e fakte për raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit, i cili do të publikohet pas disa ditësh. Në publikimin e raportit paraprak, një ditë pas zgjedhjeve, ambasadorja Glover, së bashku me përfaqësuesit zyrtar të OSBE-së, KE dhe NATO-s deklaruan në një konferencë për shtyp se standardet nuk ishin plotësuar. Ndërkohë që gjatë takimit të djeshëm, Glover vetëm sa është njohur me ankesat që ka shfaqur lidershipi i PS-së mbi procesin zgjedhor, duke mos dhënë një qëndrim mbi problemet e ngritura në takim.