Shoqata e gjyqtarëve padi të dytë në Kushtetuese për kancelarët
12/07/2009 Ligji, sipas shoqatës, u jep shumë fuqi kancelarëve dhe nxjerr jashtë loje kryetarët
Vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj që rrëzonte të gjitha kërkesat e shoqatës së gjyqtarëve që lidhen me ligjin për kancelarët, regjistrohet një padi e dytë. Burime nga Shoqata e Gjyqtarëve bëjnë të ditur se kanë përgatitur një tjetër padi kundër ligjit të miratuar dhe të përpiluar nga Ministria e Drejtësisë për kancelarët e gjykatave. Ky ligj sipas shoqatës së gjyqtarëve u jep shumë fuqi kancelarëve duke nxjerrë jashtë loje rolin e kryetarëve. Këtë rast ankimimi do të bëhet për pjesën që ka të lidhje me emërimin e kancelarëve. Në ligj thuhet qartë se: “Emërimi i kancelarëve bëhet nga ministri i Drejtësisë”. Kjo pikë është e kundërshtueshme për shoqatën e gjyqtarëve. Një tjetër pretendim që ngrenë gjyqtarët është edhe fakti se vendimi që u mor në Kushtetuese ka një paqartësi. Në momentin kur është bërë ligji dhe më pas është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ka qenë Gjergj Sauli. Ky i fundit ka djalin kancelar në gjykatën më të madhe në vend, Ilir Sauli. Votat për marrjen e vendimit kanë qenë katër me katër. Ndërkohë që gjyqtarët shprehen se me vajtjen e Admir Thanzës raporti do të ndryshoi dhe do të ketë një tjetër drejtim të çështjes. Gjyqtarët janë tërësisht kundër fuqisë së plotë të kancelarit dhe përjashtimit të kryetarit duke e quajtur atë vetëm drejtues të gjyqtarëve. Kancelarit i janë dhënë kompetenca të plota për marrjen në punë të sekretareve gjyqësore, për largimin e tyre nga puna, për ndarjen e dosjeve gjyqësore, për menaxhimin e buxhetit të gjykatës dhe shumë drejtime të tjera që lidhen me funksionimin e një gjykate. Ndërsa thuhet në ligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë se kancelari ka të drejtë të marrë vendime edhe për mënyrën e drejtimit të gjykatës. Padia është përgatitur dhe do të regjistrohet shumë shpejt në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm dy ditë më parë kjo gjykatë, rrëzoi të gjitha kërkesat e shoqatës së gjyqtarëve që kundërshtonin ligjin për kancelarët.