Topalli revoltohet për foton e gjyshit: Njeriu mavi do marrë përgjigjen si i ati
Dikush mund të thotë se nuk ka sot asnjë forcë politike që mund të marrë flamurin e antikomunizmit, por fillimisht kryeministri Sali Berisha dhe tani kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, janë të bindur se përballë kanë bijtë e komunistëve, të cilët do i mposhtin siç i kanë mposhtur dy dekada më parë etërit e tyre.
Topalli ka reaguar e zemëruar pasi fotoja e gjyshit të saj, Gjon Gjoba, është përdorur në konventën e Partisë Socialiste.
Topalli thotë se Shqipëria do i përgjigjet njeriut mavi njësoj siç iu përgjigj të atit.
Gjon Çoba, ky është gjyshi im; Kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, deputet, senator në vitet 20. Gjyshërit tanë që bënë Shqipërinë i masakroi, tentoi tu shuante genin e ta zëvendësonte dje me njeriun e riSot njeriu mavi ato portrete të shenjta i ekspozon nëpër tribuna përkrah kalbsinave të vjetra që i vranë e që sot kërkojnë shejtnim Shqipëria ka vetëm një përgjigje për njeriun mavi, të njëjtë, identik e të pandryshuar, atë që i dha të atit kur erdhi i veshur si njeriu i ri, shkruan Topalli në Facebook./ep


