Rama: Së shpejti nisin punimet për transformimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT

Së shpejti do të nisin punimet për transformimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT. Lajmin e bën të ditur kryeministri, Edi Rama ku përmes një video në Facebook zbulon detaje nga projekti ndërsa shkruan se ky investim do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore.
Rama bën me dije se sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 4203 metra katror, me 4 salla operacioni si edhe do ketë terapi intensive. Kryeministri thekson se pajisjet e reja do të jenë me standarte bashkëkohore.
“Dhe me projektin që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë, i cili do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/