E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ullishtet, sektor i rëndësishëm për ekonominë, fermerët: Vit i mbarë, por mungon fuqia punëtore

Fermerët e Nepravishtës kanë zgjedhur që të mbjellin varjitete të ndryshme të ullirit, kjo për vetë faktin e përshtatjes klimaterike të këtij fidani, pasi është mjaft delikat nga faktorë të ndryshëm si era, lagështira, lloji i tokës etj. Ata thanë se pavarësisht se ky vit ishte i mbarë në prodhim, mungon fuqia punëtore dhe kërkojnë më shumë mbështetje.

Ullishtaria është kthyer në një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Prodhimi i vajit të ullirit ka arritur në shifra të kënaqshme për 2022, por ky sektor do një mbështetje dhe mirëmenaxhim nga instancat përkatëse si për grumbullimin dhe për tregun e shitjes, shprehen fermerët.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›