E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Së shpejti, varka turistike në Liqenin e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga liqeni i Shirokës në Shkodër.

Ndërsa pamjet nga liqeni janë mahnitëse pasi kanë lulëzuar edhe zambakët e ujit, Rama bën të ditur se vizitorëve do tu vihen në dispozicion varka turistike.

“Dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama, krahas fotove.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›