Rama: Serbia gati të marrë statusin, Berisha dështon për të 3-tën herë
TIRANË- Partia Socialiste e filloi mbledhjen e sotme të grupit me një raportim të kreut të komisionit të PS-së Ditmir Bushati për integrimin europian.
Kreu i opozitës shprehu shqetësimin për pengesat reale që po kompromentojnë sipas tij integrimin e vendit, si dhe për vonesat në reformën zgjedhore dhe parlamentare.
Rama vlerësoi se Shqipëria është në prag dështimi për të tretën herë në marrjen e statusit kandidat për BE, ndërkohë akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të fshehë të vërtetën.
“Përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, nxjerr në pah prapambetjen tonë. Ajo cka kurrë nuk duhet të kishte ndodhur, po ndodh. Në një proces ku Shqipëria ndodhej shumë më para disa vite me para, por rrezikon të mbetet sërish jashtë, për të tretën herë radhazi. dhe për të tretën herë radhazi kryeministri po tenton të fshehë të vërtetën. Fatkeqësisht nuk ka mjaftuar dot për një notë më të mirë as angazhimi total për përfundimin e reformës zgjedhore ashtu sic parashihte dakortësia e nëntorit teksa afati është shkelur dhe reforma është në hapa të para për shkak të zvarritjes së qëllishme. Opozita i ka bërë një për një detyrat e shtëpisë, ndërkohë që qeveria nuk ka bërë ende asnjë nga detyrat e saj të drejpërdrejta”,-u shpreh Rama.
Kreu i socialistëve thekson se integrimi i vendit nuk kërkon vetëm miratimin e ligjeve me 3/5-tat, por implemtentim ligjesh, shtet ligjor, luftë reale me krimin dhe korrupsionin dhe meritokraci. Ndërkohë që i kërkon ndërkombëtarëve që të monitorojnë procesin e reformës zgjedhore, që sipas tij është baza e vjedhjes së pushtetit.
“Komuniteti ndërkombëtar ka përcaktuar reformën zgjedhore si pritoritet të prioritevteve, ndaj ai nuk duhet të lejojë zvarritjen e saj, ku duket qartë kush e zvarrit dhe kush e plotëson. Ne se harrojmë as qershorin e 2009 as 8 majin 2011 as ndërkombëtarët që ishin dëshmitar të vjedhjes së ditës për diell, që nepërmjet raportit vunë në krye reformimin e ligjit dhe procesin zgjedhor. Ne jemi cdo ditë dhe më të shqetësuar për kodin zgjedhor dhe reformën zgjedhore, te cilat do të shtyjë përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”,- shprehu shqetësimi ne tij kreu i PS duke shtuar se opozita ka identifikuar hallkat e mospërsëritjes së historisë.
Rama theksoi se opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Berisha se është i gatshëm ti vjedhë sërish ato.
Ne kemi përcaktuar hallkat e infraktuturës zgjedhore në terrenin e minuar të zgjedhjeve të shkuara dëm. Kemi përcaktuar mekanizmat që do ndalojnë përsëritjen e historisë. Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mekanizmat që garantojnë listat dhe zgjedhjet të përfshihen në ligj. Berisha nuk do të garantojë sistemin zgjedhor, por Saliu preferon mbajtjen e të njëjtit sistem administrimi, ku ka bërë vjedhjen e zgjedhjeve. Statusi interes kombëtar, nuk mund të tradhëtohet nga interesi partiak”,- përfundoi fjalën e tij Rama.
(el.me/BalkanWeB)