E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Rama: Qeveria po dështon sërish, opozita i ka përmbushur detyrat

Tiranë- Përparimi i Serbisë në marrjen e statusit kandidat për në BE nxjerr në dritë prapambetjen e Shqipqërisë në këtë proçes historik. Kështu deklaroi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili duke folur sot në mbledhjen e grupit të PS-së ka akuzuar qeverinë si shkaktare të rrezikut për një tjetër dështim në integrimin e vendit.

Ajo çka sduhet te kishte ndodhur kurre po ndodh, Shqipëria jo vetem parakalohet nga Serbia në një proçes ku objektivisht gjendej shume me para disa vite me pare, por rrezikon te rrije prape jashte. Duke dështuar si askush tjetër në intergrimin në BE për të tretën herë rradhazi. Dhe per të tretën herë rradhazi kryeministri po e fsheh dështimin e tij shembullor duke fajësuar opozitën- tha Rama.

Duke shtuar se opozita i ka plotësuar dëtyrat e saj dhe integrimi sështë vetëm miratimi i ligjëve me shumicë të cilësuar.

“Opozita i ka bërë një për një detyrat e shtepisë që i ka përcaktuar BE-ja. Statusi i kandidatit smerret thjesht duke miratuar ligjet me 3/5 , dhe ja ku jemi pas miratimit të shumicës së tyre, integrimi sështë vetëm miratim ligjesh por edhe implementim, shtet ligjor, qeveri e lirë, lufte ndaj korrupsinit- tha Rama duke nënvizuar se Trojka i ka dhënë vlerësimet e saja për punën e opozitës shqiptare.

Sa i takon reformës Zgjedhore Rama shtoi se ajo po zvarritet qëllimisht nga mazhoranca teksa opozita e ka dhënë kontributin e saj.

Afati i reformës është shkelur për shkak të zvarritjes së qëllimshme nga ana tjetër. Dhe Trojka e ka të qartë kush po e mbështet proçesin dhe kush po e zvarrit. Kemi identifikuar hallkat e dobëta të procesit zgjedhor falë eksperiencës në terrenin e minuar në dy zgjedhjet e fundit dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Madje edhe mekanizmat që do të ndalojnë edhe vjedhjen e votës. Këto mekanizma juridik dhe logjistik të integrohen në procesin zgjedhor. Kryeminsitri preferon të këtë sistem zgjedhor, pas asnjë përmisim për fuqinë e votës. Pë fajin e Saliut mund të vidhen dhe manipulohen për të tretën herë sërish votat- tha më tej Rama duke shtuar se statusi i vendit kandidat për Shqipqrinë është interes kombëtar dhe smund të tradhëtohet për interes partiak apo personal.

Sipas Ramës respektimi i afateve për reformën e sistemit zgjedhor dhe një proces zgjedhor i lirë dhe i ndershëm do të çojnë vendin drejt intregimit në familjen europiane.

Kryerja në kohë e reformës zgjedhore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme do të nxjerin vendin nga prapambetja çka është edhe vizioni ynë për të ardhmen- përfundoi fjalën e tij numri një i PS-së.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reformat, Rama: Qeveria po vonon procesin e integrimit Tiranë- Reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare po zvarritën për shkak...
  2. Rama me të rinjtë në Lushnje: Qeveria po vjedh të ardhmën tuaj Lushnje- Kryetari i opozitës, Edi Rama gjatë një takimi me...
  3. Rama: Berisha kundër reformës zgjedhore, kërkon vjedhjen e votave Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›