Bruksel, anulohet samiti i liderëve të Eurozonës
BRUKSEL - Samiti i liderëve të vendeve të eurozonës, i programuar për më 2 mars, pas samitit të BE të 1 marsit, u anullua, për shkak të mosdisponimit të Gjermanisë që të diskutojë çështjen e fondeve të meknizmit europian të mbështetjes, u bë e ditur nga burime europiane.
Ndërkaq, Banka e Greqisë do të plotësojë krejtësisht nevojat për likuiditete të bankave vendase, pas vendimit të sotëm të Bankës Qendrore Europiane (BQE), që të mbyllë burimet e financimit, për shkak të zbritjes së aftësisë huamarrëse të Greqisë më kategorinë e falimentimit selektiv.
BQE komunikoi të martën se pas zbritjes nga agjencia e vlerësimit S&P, që tërheq me vete bondet që ka emetuar apo ka garantuar shteti grek, nuk do t'i pranojë këtë tituj si garanci në veprimet e rifinancimit të institucioneve kredituese.
Ndërkaq, siç sqaron BQE, nevojat e financimit të bankave në kuadër të eurosistemit, do të realizohet nga bankat qendrore kombëtare, përmes mekanizmit emergjent të likuiditetit.
Kujtohet se përmes mekanizmit në fjalë, BQE u ka ofruar bankave europiane likuiditete me vlerë 42,9 miliardë euro.