E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: “Rilindasit”, te deshtuar ne cdo drejtim Rozeta Rapushi

“Rilindasit” jane te deshtuar jo vetem ne premtimet e tyre per taksat zero, por ne te gjitha drejtimet. Keshtu u shpreh dje gjate takimeve me biznesmene te ndryshem, zevendesministri i Brendshem, njeheresh dhe anetar i Keshillit Bashkiak Tirane, Ferdinand Poni. Sipas tij, deshtaket nuk kane pse bejne premtime boshe. “Kur ishin te “Lindur”, pse duhet te “Rilindnin”, apo te ndryshonin ngjyre nga e kuqe ne te kuqe. Pasi qytetaret e Tiranes e kane pare fytyren e vertet te “Tiranit”, qe vetem i boshatisi xhepat e kryeqytetasve te tij dhe i rriti te ardhurat e veta. Zoti Poni tha se, “Rilindasit” thone qe kur te vijme ne do t’i ulim taksat, por nuk do te vije kurre ajo dite. “Rilindasit” te kishin qene per taksat zero, do i kishin ulur me perpara dhe jo tani”, - vijoi Poni. Ne nje bashkebisedim me bizneset e Unazes se Re, tek rruga “Teodor Keko”, ai shtoi se mazhoranca eshte per politike te ndershme, qe te jene te gjithe te barabarte dhe jo sic thote Rama, te diferencuar qe dikush te paguaje dhe dikush jo. Poni theksoi e kjo eshte politike e pandershme, qe e karakterizon vetem z. Rama dhe eskorten e tij. “Ne si perfaqesues te mazhorances ne Keshillin Bashkiak Tirane, apo edhe te Qeverise, po vazhdojme kontaktet serioze, te vemendshme, intensive do thosha me qytetaret, me bizneset me motorin e vertet te shoqerise shqiptare. Ka nje fryme optimiste dhe nje qendrim te qarte ndaj ecurise se nivelit te taksave ne Tirane, qe jane ulur ne nje menyre te ndjeshme nga nje periudhe e meparshme qe qeverisej nga ish-kryetari i Bashkise Tirane dhe tashme jo vetem kaq, por ka edhe nje administrim te mire, jo burokratik, te shpejte, te vemendshem dhe kjo reflektohet edhe ne frymen e biznesit”, - vijoi Poni. Sipas tij, kjo reflekton ne pergjithesi frytet e nje politike pro biznes, por qytetareve, pro sherbimeve qe qeveria Berisha, por edhe kreu i bashkise se Tiranes, Basha dhe mazhoranca ne Keshillin e Bashkise do te vazhdojne te mbajne te njejtat politika me qytetaret e tyre. Ai premtoi se mazhoranca do te vazhdoje te ndjeke politikat e sherbimeve te thjeshtuara, politiken e vemendjes ndaj qytetareve, nxitjes se biznesit, te taksave te uleta, etj. “Ate politike qe e ka mbajtur Shqiperine jashte krize dhe qe do te mbaje Tiranen promotor te zhvillimit shqiptar, qe do te mbaje qytetaret e Tiranes “On the Top”, pra ne pjesen me te mire te prosperitetit ndaj biznesit. Pra ky kombinim i shkelqyer i qeverise dhe bashkise, besoj qe eshte zgjidhja me e mire e mundshme”, - shtoi zevendesministri. Nga ana e tyre, tregtaret e Njesise Bashkiake Numer 6, thane se niveli i taksave eshte minimal, duke paguar vetem nga 120 leke ne dite detyrime. Nderkohe qe sipas tyre, ne kohen e Edi Rames taksat njihnin vetem kurben e rritjes, duke i cuar bizneset drejt falimentimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›