E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Shkodra do rilindje hegjemonia e demokrateve do marre fund

Aktivitetet elektorale e çuar kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në qarkun e Shkodrës. Në këtë bastion të demokratëve, Rama akuzoi mazhorancën se ka marrë vetëm vota qyl pa bërë asgjë për zonën.

Vizitën në Qarkun e Shkodrës e nisi nga Bushati. Në bastionin e PD-së, Rama shprehu bindjen se hegjemonia e demokratëve në këtë zonë do të marrë fund.

Më pas kryesocialisti u spostua në Oblikë, ku akuzoi mazhorancën se nuk ka mbajtur asnjëherë premtimin për dëmshpërblimin e popullatës nga përmbytjet.

Gjatë këndit të fjalës, Rama tha se për 20 vjet, demokratët kanë marrë qyl votën e shkodranëve, pa bërë për ta asgjë.

Axhenda e ngjeshur me aktivitete e detyroi liderin e PS-së që të tregohet I prerë.

Rama premtoi se problemi I ndarjes së pronave do të bëhet duke u bazuar kopjen origjinale të Arkivës së pronave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›