E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moore Qeveria dhe opozita larg kompromisit per KQZ-ne

Ne fund te takimeve Drejtori për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin e Shtetit pati nje takim me analiste dhe drejtues te mediave. Ai ka konfirmuar se ka pasur bisedime në nivel teknik mes PD-së, PS-së dhe faktoreve te tjere në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Deri tani, sipas tij kjo nuk ka ndodhur. “Nuk dëgjuam nga opozita që të ishte gati për të dërguar të tjerë njerëz në KQZ. Nuk dëgjuam nga qeveria se po përgatiten të ndërmarrin ndryshime të plota” ka deklaruar Moore.
Moore ka thene se “partite që kanë tërhequr përfaqësuesit e tyre nga KQZ-ja, kanë gjithashtu disa përgjegjësi për funksionimin e këtij institucioni dhe se KQZ-ja duhet të formohet plotësisht”. Duke folur per heqjen e vizave me SHBA, Zoti Moore e ka vleresuar një synim te mrekullueshëm, por kriteret sipas tij janë ende larg përmbushjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›