E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Shkodra doli nga “këneta”, do ta bëjmë një destinacion të jashtëzakonshëm

TIRANË, 6 mars/ATSH/ “Shkodra po merr frymë dhe kemi investime të tëra për të vazhduar për të bërë dhe do ta bëjmë atë një destinacion të jashtëzakonshëm, sepse është një vend i bekuar nga Zoti në të katër anët, por e mori peng “këneta” dhe tifozllëku”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

“Jemi në një pozicion tjetër. Këtë e tregon edhe fakti që kemi këtë pozicion në raport me Bashkimin Evropian. Ky është moment historik, është një moment përtej Partisë Socialiste, përtej gjithë interesave partiake, lëre pastaj tifozllëkun absurd. Ishin tifozë shkodranët dhe votonin “kënetën” pambarimisht. Në momentin që vendosën të votonin PS-së, të votonin kandidatin tonë, Shkodra doli nga “këneta””, theksoi Rama.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›