E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Shkolla 9-vjeçare në Karbunarë të Lushnjës, gati në shtator

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga transformimi i shkollës 9-vjeçare në Karbunarë të Lushnjës, që do të jetë gati për mësuesit dhe nxënësit në nisje të vitit të ri shkollor, në shtator.

Kryeministri Rama u shpreh se “shkolla 9-vjeçare në Karbunarë të Lushnjës, ka rilindur me kushte dinjitoze dhe hapësira më të mëdha për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët do ta gjejnë gati shkollën në vitin e ri mësimor në shtator”.

Ky investim i ri arsimor është pjesë e nismës për modernizimin e infrastrukturës shkollore në vend, duke krijuar kushte bashkëkohore për mësimdhënie dhe zhvillim të nxënësve.

Shkolla do të jetë e pajisur me ambiente të standardeve të larta, që përfshijnë laboratorë, hapësira për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe ambiente të gjelbra për qëndrim dhe rekreacion.

Rindërtimi i kësaj shkolle vjen si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar infrastrukturën arsimore dhe për të ofruar një mjedis më të përshtatshëm për zhvillimin arsimor të brezit të ri.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›