E Hënë, 2 Nëntor 2026

UKRAINË – Gjashtë viktima pas një sulmi rus në Kiev

KIEV, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjashtë të vdekur, përfshirë një djalë gjashtëvjeçar, dhe 52 të plagosur, 30 prej të cilëve janë shtruar në spital, përfshirë fëmijë, është bilanci i viktimave nga një sulm rus me dron gjatë natës në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky komentoi sulmin në median sociale.
“Kiev. Sulm me raketa. Direkt në një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në vendngjarje. Terroristët rusë”, shkroi ai.

Rusët lëshuan më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa në Ukrainë gjatë natës.

‘’Në Kiev, ka gjashtë viktima, përfshirë një djalë gjashtëvjeçar dhe nënën e tij”, tha presidenti Zelenskyy, duke theksuar se “kryeqyteti ishte objektivi kryesor i bombardimeve masive”. ‘’Rajonet e Kievit, Sumit, Poltavas, Mykolaivit dhe Dnipropetrovskit u goditën gjithashtu’’, vazhdoi ai.

“Ne duhet ta detyrojmë Moskën të bëjë paqe, të ulet në një tryezë të vërtetë negociatash, pasi partnerët tanë kanë të gjitha mjetet për ta bërë këtë. Jemi të bindur se gjithçka që po deklarohet aktualisht nga Amerika dhe Evropa për këtë qëllim do të zbatohet”, përfundoi ai./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›