E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Shkolla e mesme “Bajram Abdiu” në Kukës, kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Shkolla e mesme “Bajram Abdiu” në fshatin Bicaj të Kukësit ka hapur dyert me kushte më të mira për nxënësit.

Kjo shkollë është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe garanton kushtet më të mira për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “shkolla e re “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, e rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Kukësit”.

Ministria e Arsimit dhe Sportit gjatë vitit 2025 do të vijojë investimet në kantieret e hapura në 40 shkolla. Me buxhetin e 2025-ës do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

1 nga 12

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›