E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Shkolla e rindërtuar “Emin Duraku” hap dyert për 1400 nxënës

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ 1400 nxënës do të mësojnë në shkollën e rindërtuar “Emin Duraku’ në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e reja të kësaj shkolle

Rama theksoi se, shkolla e rilindur “Emin Duraku” në Tiranë, ka hapur dyert për 1400 nxënës sipas standardeve të BE.

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, në Tiranë, tashmë ka rihapur dyert e saj pas rindërtimit falë programit “EU4Schools”, të zbatuar nga UNDP.

1400 nxënës dhe 50 mësues tani mësojnë e punojnë në objektet moderne të ndërtuara sipas standardeve të BE-së, duke përfshirë laboratorë të avancuar, një bibliotekë dhe një palestër të re.

1 nga 22

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›