Rama: Shqetësim, 21 janari, vota e korrupsioni
VJENË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shqiptarë që jetojnë në Austri, ku merrnin pjesë gjithashtu edhe eurodeputeti, Josef Weidenholzer, një gazetare e të përditshmes austriake Der Standard, dhe moderatori Fate Velaj.
Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë qëndrimit të tij në Vjenë, Rama ka njoftuar të rejat e fundit me Twitter.
Në një mesazh të fundit ai thotë se, Ndeshkimi i vrasjeve te 21 janarit e korrupsionit qeveritar, kerkese insistuese e audiences. Drejtesia e vota e lire shqetesim i te gjitheve!
Rama e vlerëson si të shkëlqyer panelin, ku sipas tij merrte pjesë një audiencë e interesuar shqiptarësh, me të cilët ka biseduar për rreth dy orë.
Takimi u mbajt në EU House, në shtëpinë e Bashkimit Europian në Vjenë.