E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Po na turpëron, merret me mufka, jo me emergjencat

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Ram reagoi në Twitter menjëherë pas daljes së kryeministrit, Sali Berisha në krye të Komitetit Ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë. Në një mesazh të parë të postuar në Twitter, Rama shkruan; E paturpshme: Shqiperia digjet nen debore Saliu krihet para tv duke molloisur per Azerbajxhanin paradite e per Zogun e Hoxhen paradarke!

Menjëherë më pas në një tjetër mesazh, Rama akuzon kryeministrin se merret me mufka dhe nuk qëndron në krye të operacioneve të emergjencës.

Ky KM po e turperon perdite shoqerine tone me nivelin e ndergjegjes, logjikes dhe politikes se tij qorre e shurdhe ndaj halleve te vendit!- shkruan në një tjetër postim të tij Rama.

Më herët Rama i propozoi Berishës një plan të përbashkët kombëtar, për përballimin e krizës, shkaktuar në vend nga moti i keq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›