Rama: Shqiperia e korruptuar per faj te Berishes

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje konference per shtyp ngriti serish shqetesimin per nivelin e larte te korrupsionit ne vend.
"Ne raportin e Ballkan Monitor, realizuar nga Gallupi në bashkëpunim me Fondin Europian për Ballkanin, Shqiperia rezulton jo vetëm vendi më i korruptuar në Ballkan, po edhe vendi ku vetëm 29% e popullit beson se qeveria e ka seriozisht luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit", u shpreh Rama.
Sipas tij,pergjegjesi kryesore per kete ka kryeministri Berisha, i cili perpiqet ta mjegulloje realitetin me fakte te rreme, perurime te kota dhe reklama qe paguhen prej taksave te qytetareve.
Rama u shpreh se keqqeverisja, e cila po vazhdon t'u shtoje vuajtje shqiptareve, do te perfundojne ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.