Rama: Shqipëria europiane më e thellë se disa ligje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se opozita do të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos ndërshkohet për të tretën herë për marrjen e statusit kandidat.
Ndërsa i është referuar vizitës së tij në Bruksel, Rama theksoi se ka marrë nga komisioneri Fyle mesazhin inkurajues që vendi mund të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
"Gjatë vizitës në Bruksel mora nga komisioneri Fyle përgëzimet për rolin e opozitës parlamentare në funksion të përprjekjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe një mesazh inkurajues për mundësinë që Shqipëria të mund ta kaloj provimin e vjeshtës duke vazhduar këtë përpjekje deri në sekondën e fundit. Socialistët do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mos ndërshkohen për të tretën herë këtë vjeshtë për marrjen e statusit. Statusi është një dosmosdoshmëri për të mos e lënë Shqipërinë të izolohet në batakun e keqqeverisjes” theksoi Rama.
Duke iu referuar akuzave të mazhorancës për bllokimin e ligjeve me 3/5, Rama shtoi se Shqipëria evropiane është më e thellë se disa ligje. “Statusi është një domosdoshmëri për të mos e lënë Shqipërinë të izolohet në batakun e keqqeverisje, dhe të krizës për shkak të keqqeverisjes. Ne do bëjmë gjithçka mundemi në mbrojtje të interesit kombëtar . Po ashtu, ne socialistët besojmë se duke marrë statusin do t’i jepnim shoqërisë tonë një mundësi për të përballuar sfidat, sidomos pas zgjedhjeve të 2013, kur do të na duhet të qeverisim për të rimëkëmbur ekonominë, për demokracinë dhe bashkimin me Evropën”- tha Rama.
Ai u ndal edhe tek ekspozita që opozita hapi në Parlamentin Europian, ndërsa shtoi se janë marrë shumë mesazhe urimi nga europdeputët, si dhe qindra nga qytetarë shqiptarë në të gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.
Rama e quajti fatkeqësi që qeveria ende s`ka bërë asnjë shfaqje të denjë me rastin e 100 vjetorit, duke i quajtur surrogato të gjitha përpjekjet e deritanishme.
“A ka më shqiptarë që sheh me sytë e vet, që dëgjon me veshtë e vet që mendon me mendjen e vet, që të mund të besojë në propagandën e ulët antiopozitare të pushtetit, që di vëtëm një gje, të tregojë me gisht opozitën duke mbuluar të pambulueshmen, për përgjegjësinë që ka për rrënimin e deritanishëm.” tha kreu socialist ndërsa shtoi se “s`ka asnjë dyshim që në vitin 2013 një shumicë dërrmuese do t`i japë fund rrënimit të mëtejshëm.”
vijon..