Koncesionet, Rama: Kush ka shkelur ligjin do paguaj mbrapsht

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social "Twitter" në lidhje me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për koncesionet duke theksuar se vendimi i tij mbetet i palëkundur.
“Sa për koncesionet në tërësi jemi të palëkundur: Do kalojnë në sitën e transparencës e kush ka shkelur ligjin e kontratën do paguajë mbrapsht. Askush s`do vazhdojë të nxjerrë para duke rrjepur lëkurën e Shqipërisë e përfituar çka nuk i takon! Do ketë padyshim dhe anullime të ligjshme.” shkruan Rama.
Duke e konsideruar të paaftë për të qeverisur, Rama shprehet se i zhytur në batakun e keqqeverisjes, padrejtesive e te korrupsionit, Saliu di veç të shpifë për opozitën.
Që prej kohës së Ismail Qemalit nuk ka patur qeveri më të korruptuar se kjo dhe kryeministër më obskurantist.
“E vërtetë që Albpetroli në 6 vjet ka dhënë veç 23 milion lekë! Sepse e kanë vjedhur makutërisht me bekimin e KM të rrënimit të mëtejshëm!” shkruan Rama.