Rama: Shqipëria i vetmi vend në Europë me zero taksë për biznesin e vogël

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë, ku biznesi i vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë ka zero taksa.
Në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit, Rama bëri të ditur se ne jemi i vetmi vend ku biznesi i vogël operon pa taksa.
“Nuk e ka asnjë vend në Ballkan, lëre pastaj Europën, pasi aty taksat të këpusin në mes”, u shpreh Rama në takimin me asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13, 14 të kryeqytetit.
Kryeministri po ashtu bëri të ditur se u rrit edhe tavani i xhiros për përjashtimin nga taksat, në mënyrë që më shumë biznese të përfitonin nga kjo politikë lehtësuese fiskale.
“Nëse në kohën kur ne morëm detyrën, biznesi i vogël quhej biznesi me xhiron deri asokohe 35 mijë euro, sot biznes i vogël quhet biznesi me xhiro deri në 14 milionë lekë xhiro në vit, që nuk paguan taksë, zero taksë”, tha ai.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se këto janë hapa të padiskutueshëm të një ekonomie që na jep mundësinë për politika lehtësuese fiskale e sociale.
/r.e/