E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria mikëpret në 2027 Samitin e NATO-s, Kongresin Botëror të Drejtësisë dhe finalet e kampionatit europian U21

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi nga Spanja se vitit 2027-të është një vit i begatë për Shqipërinë.

Rama tha se në vitin 2027-të Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të drejtësisë ku do të vijnë 3 mijë juristë, do të mikëpresë Samitin e NATO-s si dhe finalet e kampionatit Europin U21.

Ai tha se këto gjëra të mria nuk do të kishin ndodhur nëse nuk do të ishtte bërë një punë e jashtëzakonshme.

Pjesë nga konfrenca:

Pyetje: Çfarë do të thotë për Shqipërinë të mikëpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë?

Rama: Në 2027 ne do të mikëpresim një seri evenimentesh të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme pak vite më parë, sepse në 2027 Shqipëria do të ejtë mikëpritëse jo vetëm e Kongresit Botëror të Drejtësisë, por dhe Samitit të NATO-s, por edhe e finaleve europiane U21 në Futboll. Këto gjëra të jashtëzakonshme po na ndodhin falë punës së bërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›