Shqipëria do të presë Kongresin Botëror të Juristëve, Rama: Tregues besimi dhe inkurajim për arritjet e tona

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës, u shpreh mjaft i lumtur.
Ai tha se mbledhja në Tiranë e Kongresit Botëror të Juristëve është një tregues mjaft i madh besimi dhe inkurajim për arritjet e deritanishme.
“Faleminderit të gjithë këtu. Është një privilegj për mua dhe miqtë e mi që të dëshmoj në një moment kaq të bukur. Ku jemi pritur nga Mbreti dhe mirëpritëm nga bordi i Shoqatë Botqërore të juristëve. Sigurisht na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë në Shqipëri, e për ta bërë Shqipërinë anëtare krenarëe të BE, ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë. Dhe po jam shumë mirënjohës Havierit dhe udhëheqjes së tij, që jo vetëm erdhën por po kështu panë dhe mblodhi të gjitha informacionet objektive rreth Reformës sonë shumë sfiduese por deri më tani mjaft të duartrokitur. Jam i hapur për pyetje por më duhet të them që fakti që Shqipëria do të miprërpesë Kongresin Botëror të drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet. Po ëkshtu ky është një sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend i cili vjen nga një shkaur jo e mirë. Por përmes aleancave të duhura mundëm të tejkalojmë të shkuarën më shkurajuese. Do të bëjmë gjithçka që të jemi mikëpritës të shkëlqyer”, tha Rama.