Rama: Shqipëria nuk do të ketë kurrë kampe emigrantësh!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshte lajmin e publikuar në gazetën “The Times” se në Shqipëri po ndërtohej një kamp refugjatësh. Zoti Rama përjashtoi çdo lloj mundësie që Shqipëria të ndërtojë në territorin e saj kampe për emigrantët për llogari të vendeve të pasura. “Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, tha ai në një dalje për mediat, pas mbledhjes me krerët e degëve të PS-së.
I pyetur për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, zoti Rama tha PS është gati, ndërsa prêt dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta.
Me vendim të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në Bashkitë Durës, Dibër, Shkodër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë.