Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki, Rama : PS është gjithmonë gati!

Kryeministri socialist Edi Rama, tha të enjten se partia e tij është e gatshme të marri pjesë në zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 bashki, por shkuarja në këto zgjedhje është detyrë e presidentit. “Këto janë detyrat e Presidentit dhe ai e di shumë mirë se çfarë detyrash ka dhe pse ndonjëherë bën sikur nuk i di” tha zoti Rama. “PS është gjithmonë gati” tha ai.
Ndërkaq tërhoqi vemendjen deklarata e tij se PS do të angazhojë patronazhistët në zgjedhjet e pjesshme lokale. “Patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm, jo vetëm i PS, por i të gjitha partive. Që nga Partia Republikane dhe Demokrate në SHBA” tha kryetari dhe kryeministri i PS Edi Rama.