Xhaçka përgënjeshtron artikullin e “The Times” për kamp azilantësh: Lajm i rremë i vjetër!

Ministrja e jashtme Olta Xhacka, e cilësoi të rremë lajmin e sotëm të gazetës “The Times”, sipas së cilës plani për kthimin e Shqipërisë në një kamp refugjatësh po vazhdohej nga qeveria britanike dhe se këtë herë për të stimuluar dicka të tillë, do të jepeshin nga 100 mijë euro për secilin emigrant që shteti ynë do të strehonte. “I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si “The Times”! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai”, por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar!” shkruan ministrja Xhaçka në një postim në Twitter.