Vizita Rama ne ShBA ne fund te Marsit
TIRAN Kryetari i PS-se Edi Rama pritet te zhvilloje nje vizite zyrtare ne ShBA nga fundi i muajit mars. Burime nga PS-ja deklaruan dje se vizita e kreut te opozites eshte ne pergatitje e siper ndersa konfirmohet deri me tash se Rama do te zhvilloje nje takim me zevendesndihmessekretarin e Shtetit Amerikan per Europen Filip Riker kongresmene te ndryshem dhe takime me diasporen shqiptare. Mundesine e nje vizite zyrtare ne ShBA e konfirmoi dje edhe ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu i cili u shpreh se objekt i bisedes me Ramen ishte edhe nje vizite e mundshme e ketij te fundit ne ShBA