E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Shqiptarët i besojnë të ardhmen e tyre Partisë Socialiste!

Kryeministri Edi Rama përkujtoi të mërkurën fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pas 8 viteve opozitë, ndërsa u zotua se me mandatin e tretë të socialistëve Shqipëria do të sigurojë një kapërcim historik.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë. Shqipëria e ardhmja jonë”, thekson Rama.

Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 23 qershor 2013 rezultuan me një fitore të koalicionit të majtë opozitar, të udhëhequr nga Partia Socialiste. Në zgjedhjet e 2017 Partia Socialiste fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021 PS fitoi mandatin e  tretë.

Pas shpalljes së fitores, Kryeministri Rama tha se “na përket vetëm detyrimi i jashtëzakonshëm ndaj vendit, ndaj njerëzve të zakonshëm, fëmijëve të këtij vendi që me ushtrimin e mandatit të tretë të sigurojmë një kapërcim historik”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›