E Enjte, 5 Nëntor 2026

Varhelyi: Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe MV mbetet prioritar!

 

Fillimi i negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe MV mbetet çështje prioritare, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, pas takimit të Këshillit Europian në Luksemburg, shkruan ATSH.

”Lidhur me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë muajve të kaluar është bërë shumë dhe është arritur përparim i dukshëm”, deklaroi ai.

”Ne jemi në fazën përfundimtare dhe do të vazhdojmë të punojmë me presidencën sllovene të BE-së për ta përfunduar procesin dhe ajo që presim është të hapim konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe MV”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Bullgaria konfirmoi dje qëndrimin e saj për perspektivën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën e ardhshme sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme reciproke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›