E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Shteti humbi betejenme krimin une di ta fitoj

Te tjera rreth shkrimit MB Rama urren policine Fjala e Rames ne tryezen per sigurine TIRANE- Ne tryezen e programit per rendin e sigurine publike Rama nenvizoi riorganizimin e policise duke dekluar se shteti ka humbur betejen me krimin Krimi po kthehet ne nje makth per shqiptaret shifrat shprehin pa asnje ekuivok ngritjen e nivelit te krimit. Shteti ka humbur betejen me krimin sepse jeta shoqerore po degradon drejt papunesise ndersa policia ka rene moralisht- tha Rama.

Sipas Rames ne kushtet e sotme sociale papunesia rinore ka vetem gjasa te shtohet duke zgjeruar boshllekun moral dhe krimi gjen vend per te shtuar forcat.

Ne nje vend me 1 milione te papune policia shihet si zyre pune me njerez me precendete penal per fushata kriminale- tha Rama.

Kreu socialist vuri theksin dhe ne reformen e edukimit qe lidhet me kulturen sportin median publike dhe standardet e komunikimit publik te cilat programi i PS-se Rilindja shqiptare do te sqaroje pikepyetjet e shumta. Rama foli dhe per reformen radikale te sherbimit shendetesor i cili duhet gjithashtu te zberthehet ne programin e PS-se

RIORGANIZIM RRENJESOR TE POLICISE
Rama foli per nje riorganizim rrenjesor te policise. Nese krimi eshte mireorganizuar rritur sofistikuar ne nivelet me te larta dhe eshte perhapur me shpejtesi ne nivelin e rruges ne do sofistikojme te gjitha forcat e rendit per te perballur krimin. Pergjigjja jone ndaj krimit do te jete frontale ashtu sic po vepron krimi frontalisht. Venia ne dispozicion te policise kushtet e duhura eshte mbi gjithcka- theksoi Rama.

21 JANARI QEVERIA GODITI HAPTAS KUSHTETUTEN
Duke iu referuar 21 Janarit Rama tha se Qeveria ka goditur haptas Kushtetuten duke fshehur krimin dhe korruptimit spektakolar dhe premtoi se kur te vije ne pushtet PS do te sillet ndryshe me korrupsionin krimin sistemin e drejtesise.

UNE DI TA FITOJ BETEJEN
Kjo eshte nje lufte qe sot po e fiton krimi ndersa neser do ta fitoje shteti. Une e di si fitohet kjo lufte. Ka vetem nje rruge te palekunder kunder krimit. Shquptaerve do i themi se cfare do bejme dhe prandaj eshte ngritur grup pune per te pasur nje program te plote per rendin e sigurine publike.- tha Rama. Sipas tij programi do te jete prone e te gjitheve dhe do te shtyje shqiptaret drejt nje zgjedhjeje pa asnje ekuivok mes te shkuares qe sot ka marre peng Shqiperine dhe mes te ardhmes qe shqiptaret do te bejne duke votuar programin PS

Nga ana e kreut te deges se PS-se Tirane ish drejtori i policise se Tiranes Pjerin Ndreu tha se kriminaliteti nga 2010 ne 2012 eshte dyfishuar ndersa nga autorietet qeveritare jane manipuluar shifrat.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›