Rama Situata rrezikon te dale jashte kontrollit te politikes. Apeli i BE Duhet vetepermbajtje dhe dialog
Roli yne eshte te kerkojme pa pushim zgjidhje politike edhe aty ku sduken gjasa qe zgjidhja te gjendet. E kemi bere dhe do te vazhdojme ta bejme kete por smund ta pengojme me popullin te marre ne dore fatin e vet kur ai qe duhet te
ishte Kryeministri i vendit eshte kthyer ne nje kumbar kusaresh e matrapazlleqesh qe nga vjedhja e votave e dhjetera e dhjetera raste te korrupsionit qeveritar te bera publike deri tek matrapazlleku i zevendesit te tij me bllok ne dore edhe per llogari te tij dhe kur ne vend se te pranoje me realizem fundin e nje koalicioni te turperuar publikisht e te kerkoje zgjidhje politike del sic doli mbreme duke kercyer mbi kokat e deputeteve te opozites e duke u hakerryer si i marre busullhumbur u shpreh Rama gjate komunikimit te djeshem per mediat. Duke komentuar seancen e te henes ne Kuvend Rama tha se Kryeministri Berisha per shkak te korrupsionit po e fut vendin ne rrugen e konfliktit me popullin.
Mbreme Shqiperia pa me ze e me figure ne sallen e Parlamentit te saj shembelltyren jetesore te vargjeve te Dritero Agollit Ne vendin tim ne vendin tend nje koke e cmendur te gjithe i cmend. Grabitja e votave vjedhjet e panumerta te pasurise e te fondeve publike dalja ne shesh e disa te vertetave rrenqethese te korrupsionit te papare qe e orkestron personalisht po e fusin perdite e me thelle Saliun ne rrugen e gabuar te konfliktit me popullin. I ashtuquajturi Kryeminister po riben llogarine e gabuar qe beri kur u kap ne flagrance me Suden duke mos zgjedhur rrugen e zgjidhjes politike por rrugen e provokimit te popullit qe kete here e ka kapur ne flagrance me Ilir Meten u shpreh Rama dje nga selia roze.
Zgjidhja
Kryesocialisti i kerkoi kreut te maxhorances Sali Berisha te mos e rendoje me situaten por ti jape asaj nje zgjidhje politike. Kjo qeveri e marre fund duhet te largohet dhe ky i ashtuquajtur Kryeminister qe ka vjedhur votat qe drejton nje qeveri kusaresh e matrapazesh me bllokun e piste te plackitjeve ne dore qe del mendsh sa here del perballe opozites duhet ti jape zgjidhje politike nje situate qe rrezikon te dale jashte kontrollit te politikes pavaresisht vullnetit tone te palekundur per te mbajtur aksionin tone politik brenda kufijve te rolit tone kushtetues.
E them kete sepse populli ka nje liri kushtetuese e te drejta historike qe nuk i ka asnje institucion e asnje force politike. Ushtrimi i kesaj lirie e te drejte ndodh kur kushtetuta merret peng ligjet zhvleresohen institucionet bien ndersa opozites politike i ezaurohen mundesite qe percaktohen prej rolit te saj kushtetues pra kur sistemi politik del jashte loje u shpreh Rama. Sipas tij thirrjet e Kryeministrit ne Kuvend vetem sa i japin nje motiv me shume popullit te dale dhe te kerkoje largimin e qeverise.
Koalicioni
Rama i kerkoi Kryeministrit te prishe koalicion qeverises me LSI-ne. Gjendja eshte e rende zgjidhja eshte e thjeshte. Koalicioni i turpit nuk mund te jete me qeveria e shqiptareve. Saliu duhet ta deklaroje te mbyllur aventuren e ketij koalicioni qe Shqiperia smund e sdo ta mbaje dot ne kurriz edhe sikur te gjithe ne partite politike ti lutemi popullit shqiptar ta beje kete sakrifice. Ne kendveshtrimin tone mbajtja ne kembe e ketij koalicioni nuk e zgjat shume qendrimin e Kryeministrit ne karrige po vetem i rrit vendit ndersa shqiptareve kostot e largimit te qeverise u shpreh kreu i selise roze.
KE Duhet vetepermbajtje dhe gjakftohtesi nga palet
Komisioni Europian i ka bere thirrje klases politike te ruaje qetesine dhe te vetepermbahet pas seances se te henes ne Parlament. Ne nje prononcim per mediat Natasha Butler zedhenese e Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule tha se Nuk eshte ne pervojen e komisionit te komentoje per cdo ngjarje apo incident ne Shqiperi. Ajo cfare eshte shume e qarte eshte fakti se dhe Keshilli edhe Parlamenti Europian kane bere thirrje per zgjidhje te ngercit politik. Ne menyre qe te zgjidhet ngerci nevojitet qe te gjithe lideret politike te tregojne gjakftohtesi dhe vetepermbajtje kur i drejtohen njeri-tjetrit. Kjo eshte e rendesishme qofshin keta anetare te qeverise apo te opozites. Ajo theksoi se forcat politike duhet te perdorin mjetet e duhura per te krijuar bashkepunimin politik. Kur them mjetet e duhura kam parasysh si ne thelb ashtu dhe ne retorika pasi kjo eshte e nevojshme per krijimin e dialogut politik per respektimin e tjetrit te respektojne mendimin ndryshe e te gjejne mjetet per te ndertuar ne menyre institucionale pjekurine politike. Ne mund te shohim ligjet e ndryshme qe Shqiperia duhet te miratoje me shumice te cilesuar per integrimin europian e ky perben nje nga prioritetet kyce nga 12-te qe percaktoi komisioni ne nentor. Pikerisht prioriteti numer 2 ben fjale per ligjet e zvarritura qe kerkojne shumicen dhe si qeveria dhe opozita te dyja duhet te tregojne pjekuri dhe pergjegjesi politike te gjejne rrugen sesi ti flasin njeri-tjetrit me qetesi e te gjejne nje zgjidhje ndaj ngercit politik eshte shprehur Butler.
Aristir Lumezi