E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat e partive shmanget KLSH

/ /

Deputetet e opozites te cilet gjate 3 oreve mbledhje bene disa amendamente qe u pranuan nga shumica nuk votuan ne fund duke e akuzuar PD-ne se po i heq kompetencat KLSH-se per te kontrolluar financat e partive dhe ia jep ato KQZ-se. Deputeti Bashkim Fino votoi pro draftit ne parim por u largua nga mbledhja pasi shumica nuk pranoi nje propozim te tij qe ekspertet kontabel qe do te bejne auditin e financave te partive te thirren me detyrim ne shortin qe do te organizoje KQZ-ja. Sipas kreut te komisionit Ilir Rusmali ky propozim bie ndesh me Kushtetuten pasi konsiderohet si pune e detyruar.
Kompetencat e KQZ
Deputeti i PS-se Sajmir Tahiri akuzoi maxhorancen se po ngre nje mekanizem represioni politik ndaj partive duke i dhene kompetencen e auditit KQZ-se. Ky projektligj keshtu si ka ardhur ne komision duke i hequr kompetencen KLSH-se te kontrolloje financimin e partive dhe duke ia cuar kete kompetence KQZ-se qe sic dime e ka kapacitetin per tu keqperdorur nga partia ne pushtet dhe duke i dhene kompetencen per te kontrolluar financimin e partive jemi duke ngritur nje mekanizem represioni politik financiar ndaj partive qe permes KQZ-se do shnderrohet ne nje kamxhik te pushtetit per te kontrolluar dhe keqtrajtuar partite politike tha Tahiri. Por kreu i Komisionit te ligjeve Ilir Rusmali e vleresoi draftin e sjelle nga qeveria. KLSH-ja sic ka thene Kushtetuesja smund te kontrolloje dot financimin jopublik. Financimi jopublik eshte strofka ku shtrihet lepri dhe sa kohe ne nuk i futemi dot lepurit ne strofke kemi deshtuar ne luften ndaj korrupsionit prandaj vjen kjo nisme tha Rusmali. Drafti i qeverise kenaq edhe partite e vogla te cilat me variantin e pare humbnin selite e tyre per shkak se nuk jane te perfaqesuara ne Parlament. Sipas projektligjit partite parlamentare pajisen me ndertese per seline e tyre qendrore dhe zyra vendore. Kete te drejte e ka edhe partia politike mesatarja e votave te se ciles ne tre zgjedhjet e fundit parlamentare ka qene mbi 1 per qind ne shkalle vendi. Mbledhja e djeshme u karakterizua nga debate te ashpra mes Sajmir Tahirit dhe kreut te komisionit Ilir Rusmali lidhur me qendrimin e KQZ-se ne kete ligj. Nese doni te me thoni qe KQZ-ja sa te merret edhe me kontrollin financiar te partive kur sot ne KQZ eshte nje tip qe nje here ben si piroman nje here ben si zjarrfikes sipas qejfit te kryeministrit une kete se besoj tha Tahiri. Ndersa sipas Rusmalit po mbroj nje organ te respektueshem institucion te rendesishem te ketij vendi i cili pas nje muaji do na vije ketu. Ne duhet ti perulemi me respekt per te gjithe ate pune qe ka bere ka pranuar gjithe fare llumi ti hidhet me heshtje dhe dinjitet.

Debatet ne komision

Bashkim Fino shte ligj shume i mire por kam pershtypjen qe eshte bere si rregullore. Ne nenin 10 neni 23/3 eshte fjala per auditimin e brendshem te partive me cte drejte i jepni KQZ-se te zgjedhe 20 eksperte kontabel Nderkohe qe ata qe jane te licencuar te bejne auditimin e partise. Smundesh qe tua ngushtosh te drejten eksperteve kontabel te bejne auditim smund tua kufizoje KQZ-ja.
Ivi Kaso perfaqesues i Kryeministrise shte me vend verejtja e zotit Fino por doja te theksoja qe formulimi ne projektligj eshte qe lista duhet te mbaje te pakten 20 eksperte numri maksimal eshte i hapur.
Sajmir Tahiri Me shpresen se qeveria e ka ndare mendjen qe kete projektligj te mos e terheqe me une mendoj se ky projektligj i jep nje zgjidhje te manget pjesore dhe te keqe financimit te partive politike. Ne teresi nuk i jep zgjidhje fluksit te parave te pista ne politike ketu kam parasysh fenomene te cilat publikisht dihen dhe kam parasysh edhe fenomene qe se fundi jane bere publike me video e regjistrime duke na bere ne te kuptojme qe politika eshte ne gjendje te korruptoje deri ne ate mase duke qene brenda qellimit te saj. Ndryshimet e propozuara nuk jane nje zgjidhje per fluksin e parave te pista dhe korrupsionin ne politike. Ne rast se duhej qe qeveria te sillte nje projektligj per te kontrolluar financimin e partive politike per te kontrolluar financimin e politikes ne teresi duhej te merrte parasysh edhe ngjarje qe kane ndodhur e duke marre spunto nga keto te disiplinonte financimin e politikes ne teresi. Financat publike dhe parate e shqiptareve mos te shkojne per te financuar me bllok e laps ne dore partite ne pushtet. Ky projektligj keshtu si ka ardhur ne komision duke i hequr kompetencen KLSH-se te kontrolloje financimin e partive dhe duke ia cuar kete kompetence KQZ-se qe sic dime e ka kapacitetin per tu keqperdorur nga partia ne pushtet dhe duke i dhene kompetencen per te kontrolluar financimin e partive jemi duke ngritur nje mekanizem represioni politik financiar ndaj partive qe permes KQZ-se do shnderrohet ne nje kamxhik te pushtetit per te kontrolluar dhe keqtrajtuar partite politike.
Fatos Hoxha Boll tani.
Sajmir Tahiri Mos u shqeteso mo pse shqetesohesh
Fatos Hoxha Diskuto ne Parlament tani jo ketu. Jemi grup pune ketu. Jemi per pune o Sajmir
Sajmir Tahiri Edhe une per punen po flas.
Fatos Hoxha Jo o zoteri jo te kishe folur dje kur beje zhurme atje.
Sajmir Tahiri Me ler te flas tani fola dje dhe e mban mend ti.
Fatos Hoxha Ske folur dje jo dje fole si rrugac jo si njeri. Boll se ka kufi durimi.
Sajmir Tahiri Une e kuptoj qe ju shqeteson pjesa e financimit ju.
Fatos Hoxha Nuk jam nga ata qe shqetesohem une. Ka kufi durimi. Nuk vazhdohet keshtu.
Ilir Rusmali i drejtohet Hoxhes Mos e nderpre se do ta mbaroje shpejt.
Fatos Hoxha Dje sillej si rrugac sot na mban fjalime ketu.
Sajmir Tahiri Une nuk po te ofendoj.
Fatos Hoxha As une spo te ofendoj.
Sajmir Tahiri Ne qofte se ka gje rrugacerore ketu nuk jane keto qe po them une por jane ato qe ndodhen qe i sheh dhe ti e nuk reagon madje dole atje me pafytyresi mbreme. Keshtu qe te lutem shume me ler te mbaroj.
Ilir Rusmali Fjala jote eshte per rendin e dites. Debate me koleget sben ti sepse rendin e ruaj une. Ne qofte se une i terheq rendin kolegut nuk del ti pas meje dhe do te vendosesh drejtesine tende. Perqendrohu te fjala jote.
Sajmir Tahiri Me ofendoi.
Fatos Hoxha Nuk te ofendoj ty une. Sje per tu ofenduar ti sje ne liste per mua. Lere se nuk jam Majlinda une nuk te ofendoj une ty. Jam shume i kujdesshem kur flas por na ke lodhur shume.
Aldo Bumci Sot ka nje vakum ne lidhje me transparencen e partive ky projektligj mbush nje vakum. Persa i perket financimit te partive dhe parave ne politike une mund te permend shembuj se si punonjes te Bashkise se Tiranes kane firmosur kontrata per lobimin dhe konsulencen ne fushate zgjedhore te PS-se. Po skema nje pallat - nje vote cfare skeme e financimit eshte
Ilir Rusmali Kjo eshte nje arritje shume e madhe e atij grupi ekspertesh qe kane punuar per te hartuar kete projektligj. Ai grup ekspertesh nuk eshte thjesht i ekzekutivit. Ne i japim nje garanci te forte me shume se stadi yne i zhvillimit dhe stadi yne i luftes ndaj korrupsionit po merr nje nivel te permasave te admirueshme nepermjet ketij projektligj. Pa paragjykime dhe pa keqdashje ti japim besimin tone kesaj nisme sepse bejme nje veprim qe do ta cmojne jo vetem njerezit qe jane ne Parlament por edhe ata jashte tij. do debat tjeter eshte vetem propagandistik.
Sajmir Tahiri Jam kunder nenit 4 kam frike qe nuk po kontrollojme financimin e partive por po nderrojme nje mekanizem represiv. Askush sot smundet te thote qe KQZ-ja ka qene e suksesshme ne kontrollin e parave ne fushate elektorale.
Ilir Rusmali KLSH-ja sic ka thene Kushtetuesja smund te kontrolloje dot financimin jopublik. Financimi jopublik eshte strofka ku shtrihet lepri dhe sa kohe ne nuk i futemi dot lepurit ne strofke kemi deshtuar ne luften ndaj korrupsionit prandaj vjen kjo nisme. Mua me vjen keqardhje per vleresimin qe i behet KQZ-se. Zonja Subashi shume e nderuar eshte ne prag te pensionit. Ti japesh nje vleresim te tille negativ ne momentin qe ajo ndahet nga jeta aktive ne pune publike ose private do ta pezmatoje shume ate.
Fatos Hoxha Kjo shkolla qe drejton Sajmiri Vladimir Ilic Lenin do jete objekt i ketij kontrolli.
Sajmir Tahiri Ti hajde ne shkolle njehere.
Sajmir Tahiri Ky mekanizem nuk funksionon madje mund te keqfunksionoje duke sherbyer si mekanizem represiv financiar politik per te bere presion ndaj partive qe nuk i pelqejne partise ne pushtet. Nese doni te me thoni qe KQZ-ja te merret edhe me kontrollin financiar te partive kur sot ne KQZ eshte nje tip qe nje here ben si piroman nje here ben si zjarrfikes sipas qejfit te kryeministrit une kete se besoj.
Ilir Rusmali Ai tipi qe iu referove ti eshte nje koleg shume i nderuar me te cilin une vite te tera kam pasur mundesine te ndaj pervojen time profesionale. Ai tipi eshte fiks 100 here me shume se ti profesionalisht. Fakti qe ti ke perpara nje mikrofon dhe dy kamera nuk te jep asnje te drejte qe atij njeriu ti besh as kaq. I dashur koleg shko kerko ne seline e partise tende se i ke me radhe te te gjitha llojeve.
Sajmir Tahiri fare po ben ushtarin e partise po ben
Ilir Rusmali Po mbroj nje organ te respektueshem institucion te rendesishem te ketij vendi i cili pas nje muaji do na vije ketu. Ne duhet ti perulemi me respekt per te gjithe ate pune qe ka bere ka pranuar gjithe fare llumi ti hidhet me heshtje dhe dinjitet. Po te ishte privat ty te kishte futur ne brime te miut 100 here ai njeri.
Sajmir Tahiri shte nje mekanizem qe ai shoku yt qe eshte ne KQZ e keqperdor me urdhrat e tua.
Ilir Rusmali Ti je aq i pacipe sa ti je i padurueshem.
Sajmir Tahiri largohet nga mbledhja.
Ilir Rusmali Ti duhet te pranosh nje gje qe KQZ-ja ska asnje kontribut ne kete projektligj. Ne po i veme detyra dhe ti e fyen KQZ-ne. Turp Po i pergjigjemi cdo sensibiliteti qe ju ngrini po kerkojme te riformulojme nenin dhe njeriu refuzon riformulimin sepse i duhet propaganda e turpshme dhe e felliqur qe i vjen me mesazh.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›