E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshati i Edvinit nuk do kallauz

Shtegetimi i dëshpëruar i Edvin Ramës nëpër fshatrat e Shqipërisë, vërtetë që të ngjall një ndjenjë keqardhjeje, për më tepër përpjekja e tij për ta verifikuar veten si Hero të Punës Socialiste. Taktikë kjo e përdorur edhe nga paraardhësi i tij Fatos Nano. Fushata që ka nisur tashmë Rama nuk është ndonjë gjë e re por ajo që të bën përshtypje është adhurimi i masave ndaj figurave politike me reminishenca të qarta kriptokomuniste, ashtu siç bënin dikur me diktatorit Enver Hoxha. Sigurisht që duke qenë në një zonë rurale apo fshat siç do të shprehej dikush që e mban veten qytetar, ligjërimi i kryebashkiakut, do të ishte elekuent dhe i zhdërvjellët. Ai shkon nëpër fshatra për “diallog” për të kuvenduar me popullin. Por a i jepet në fakt mundësia fshatarit të shkretë që të shpërfaqë problemet e veta? Natyrisht që jo, pasi populli shqiptarë është mësuar që të besojë ç`do gjë që i thuhet pa bërë asnjë kontestim, duke jetuar me ide të induktuara, nga këta mjeshtra të fjalës, të cilët jo vetëm që nuk bëjnë asgjë të re por dhe fjalimet e tyre përdorin disa klishe të vjetra e të shëmtuara që nga ana e tyre nuk të japin madje as efekt zanor tek i dëgjon. Së paku populli i mençur duhet të kuptojë një shprehje që ata vetë na e kanë mësuar “Fshati që duket nuk do kallauz”. Për të kuptuar këtë shprehje kaq të thjeshtë, nuk duhet ndonjë filozofi e madhe. E pra që dhe ne të flasim me gjuhën e popullit, duhet t`u kujtojmë atyre punën që ka bërë qeverisja socialiste gjatë 2 legjislaturave të plota të saj. Për çfarë kanë nevojë këta njerëz të thjeshtë dhe pa shumë pretendime, për të jetuar normalisht në komunen e tyre? E para gjë është që fermeri shqiptarë, nuk mund të vazhdojë ta punojë ende token me parmendë, ka nevojë për kanalizime për të vaditur bimët, ka nevojë që nafta të subvencionohet ka nevojë për rrugë të asfaltuara etj, etj. Zotit Rama sigurisht që nuk i interesojnë këto “vogëlsira”, pasi dikujt që jeton në luks i duken krejt të parëndësishme këto kërkesa dhe nuk ka se si t`i kushtojë rëndësi. Për perceptimin e një politikani si Edvini, këto madje mund të duken krejt
të rëndomta. Në fakt duket qartë se rrugëtimi i Ramës nëpër Shqipëri, nuk bëhet për të dialoguar me shqiptarët, aq më pak me fshatarët pasi një njeri aq arrogant, i cili kërkon të predominojë këto takime i ka thjesht formale dhe për të siguruar votat në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Do të jetë e veshtirë këtë rradhë për kryetarin socialist që të fitojë zgjedhjet e 2009-ës, pasi ai duhet të kuptojë se fshati nuk ushqehet më me bar siç pretendonin dikur komunistët ortodoksë shqiptarë. Tashmë që Fatos Nano është larguar, Edvini shpreson se duke hequr qafe dhe Ilir Metën do të realizojë ëndrrën e tij, për të qenë lideri i vetëm përfaqësues i së majtës në zgjedhjet e ardhshme. Dështimi i rradhës i Ramës, do të plotësojë kurrikuliumin e tij si karikaturist i pikturës, i fasadave të pallateve të Tiranës,si basketbollist dhe së fundmi si politikan.

 Nga Silvi Tresa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›