Rama: Sot flitet për korrupsion, pasi vetëm sot po luftohet dhe po arrihen rezultatet

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, gjatë takimit me anëtarët e asambleve socialiste 5, 6, 13 dhe 14, tha se sot Shqipëria është në një tjetër proces.
Sipas tij hapja e kapitujtve me BE është një tregues i progresit të madh që ka bërë vendi ynë.
Sa i përket akuzave për korrupsion, Rama tha se sot flitet kaq shumë për korrupsion, jo se ka më shumë se vitet e shkuara, por sepse sot po luftohet.
Ai tha se në momentin që nisi lufta kundër korrupsionit ka dy momente, e para është angazhimi dhe perceptimi, dhe e dyta zhurmnaja mediatike.
“BE nuk bën dhurata, dhe nuk bën politikë në këtë proces, bën vetëm hesape. Politika madje përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Kur t’i i ke bërë detyrat dhe atyre nuk u vjen për shtat thonë jo rri aty, siç na lanë neve 3 vjet. Politikë që thotë s’ka problem, nuk ekziston, të ishte se nuk ekzistonte do të afronin Ukrainën. Jemi ne më afër se ne kemi bërë detyrat. E dini pse sot flitet për korrupsionin se më parë, sepse është e studiuar se kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, rritet perceptimi, dhe e dyta rezultatet që arrihen mbulohen nga një zhurmë shumë e madhe dhe thashethemnajë shumë e madhe. Tani nëse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Ka në garat për fondet, tenderat, apo jo. Ajo është një nag zonat më të prekura nga korrupsioni, se bëhet fjalë për ndarjen e parës. Sot nuk e themi ne këtë por e thotë BE. Dhe BE pas analizës së vet faktike, Shqipëria është e para në klasifikimin e Prokuroimeve Publike në Rajon dhe me diferencë me Malin e Zi, pastaj vijnë të tjerët. Nuk kemi qenë në këtë pozicion, kemi qenë ibret. Ku ëhstë tjetër, është te ato certifikatat, ku njerëzit mbanin radhë për një dokument që ekziston, për të paguar drita etj, tani të gjitha këto nuk ekzistojnë më. Janë 47 kontakte për të marrë një dokument në e-Albania, që merren dhe nga brenda dhe nga jashtë. 47 milionë kontakte që më parë ishin me mik. Natyrisht që unë nuk kam sesi ta mohoj që kemi ende një problem të vogël me hipotekën. Tani pyetja është ky problemi që kemi me hipotekën është arsye për ta votuar, apo jo? Pyetje që nuk do as mend e as kalem, kush do ta bëjë po se bëm ne, Këneta do ta bëjë. Nuk mund ta humbë Shqiëpria këtë moment”, tha Rama.