E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Sot në Kombinat, aty ku puna vijon për transformimin e një qendre të re të Tiranës

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Në Kombinat vijon procesi i Rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizita në zonën e Rindërtimit në Kombinat, aty ku, siç u shpreh ai, puna vijon për transformimin e një qendre të re të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe nga kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, inspektuan zonën e Rindërtimit ku ka nisur edhe hedhja e shortit për 500 apartamente të reja.

Në këtë zonë, përveç rindërtimit të banesave, ndërhyrja vazhdon edhe me hapësirat publike mbështetëse, ku parashikohen përveç trotuareve e gjelbërimit edhe korsi biçikletash dhe parkime të dedikuara, për ta kthyer Kombinatin në një tjetër pol modern të kryeqytetit.

Përveç 500 apartamenteve që po ndahen me short, puna vazhdon edhe për pjesën tjetër të projektit, ku do të strehohen të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.

1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›